Vëllai i Gjergj Selimaj, 49-vjeçari i cili u vetëvar në qeli dy ditë më parë në burgun e Peqinit, tregon se familjarët nuk e kishin braktisur, duke kundërshtuar edhe deklaratat e bëra së fundmi.
Ai shton se familjarët i kanë qëndruar pranë.
Aktin e vëllait e cilëson edhe si gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa pasi kishte kryer 18 vite burg dhe priste të dilte me kusht nga burgu.
“Vëllai është dënuar për vrasjen e bashkëshortes, pas një sherri të momentit në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002 në 31 tetor. Vëllai është dënuar me 24 vite heqje lirie. Mua më është dhënë mundësia dhe kam shkuar. Ne ishim 5 vëllezër. Kishte për kërkesë për të dalë nga burgu dhe u lidhëm me një avokat, Kujtim Cakrani. Di që unë i nxorra kërkesën dhe avokati i vazhdoi vetë procedurat, gjyqi nuk e di përse nuk është bërë”, tregon i vëllai i viktimës, Ridvan Selimaj.
Ai gjithashtu tregon se lajmin jua kishte komunikuar drejtori i Policisë.
“Lajmin e morëm vesh nga Drejtori i Policisë i cili kishte marrë djalin në telefon dhe i kishte treguar për ngjarjen. Në fillim kishte njoftuar vëllain tjetër Gencin duke i thënë që vëllai juaj ka bërë këtë veprim dhe që ka ndërruar jetë. Thjesht nga ngarkesa psikologjike dhe ndoshta shkak është bërë edhe ndoshta dyshimi se ishte përjetë në burg. Edhe në telefon kur fliste më ne na shprehej se ne e gënjenim duke thenë se jam përjetë në burg , pasi ndoshta nuk e kishte lexuar pjesën e fillim ku tregonte si ishte për 24 vjet burg”, thotë më tej i vëllai.
Familja e tij jetonte në fshatin Xhuerinë të Vlorës aty ku janë kryer edhe ritualet e fundit për 49-vjeçarin.
Gjergj Selimaj 49 vjeçari humbi jetën dy ditë më parë në burgun e Peqinit.
Selimaj u vetëvar në qeli, ndërsa vuante prej 18 vitesh denimin në burg teksa ishte dënuar me 24 vjet për vrasjen e gruas pas një sherri të momentin si edhe konfirmojnë familjarët, ngjarje e ndodhur në vitin 2002.
/abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
![](https://i.ytimg.com/vi/J9sf5xkqHQ4/maxresdefault.jpg)