Vladimir Putin e ka organizuar agresionin rus në Ukrianë në disa dimensione, duke filluar nga përplasjet ushtarake në terren e deri në sulme të vazhdueshme kibernetike ndaj Ukrainës. Sulmet kibernetike hynë në hapësirën virtuale të Ukrainës, një muaj para se trupat ushtarakë në zbarkonin në kufirin ukrianas.
Alarmi i ngritur nga qeveria ukrainase lidhur me cënimin kibernetik që po i bëhet nga Rusia, ka bërë që të gjitha shtetet e Nato-s dhe Bashkimit Europian të marrin masa lidhur me sigurinë e tyre virtuale, ndër to edhe Shqipëria ka hartuar një sërë masash mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike.
Shqipëria ka vënë në dispozicion një sërë mjetesh dhe shërbimesh falas të sigurisë kibernetike, nga të cilat mund të përfitojnë organizatat dhe kompanitë për të rritur në mënyrë efikase mbrotjen ndaj sulmeve kibernetike.
Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, së bashku me mbështetjen e Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kibernetike ka publikuar një listë shërbimesh, ndër të cilat edhe ato të tipit ‘Open Source’ apo me kod të hapur që mund të përfitohen nga organizatat publike dhe private.
Këto masa u morrën në kushtet kur gjatë janarit dhe shkurtit 2022, në Ukrainë janë identifikuar një sërë incidentesh të sigurisë kibernetike. Incidenti i fundit, u shënua një ditë para pushtimit rus në Ukrainë, të cilat kishin në shënjestër operatorët TIK në Ukrainë.
97 mjetet dhe shërbimet falas të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare, synojnë të ulin probabilitetit e një incidenti të dëmshëm kibernetik, zbulimin e shpejtë të sulmit, përgjigjen ndaj çdo incidenti të konfirmuar në mënyrë efektiv si dhe maksimizimin e forcës dhe stabilitetit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Siguria#Kibernetike#TopChannel
Ещё видео!