Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
1 shekull e 22 vjet heqje lirie do të vuajnë 7 autorët e grabitjes famëkeqe të 9 prillit 2019, në aeroportin e Rinasit, ku banda mori në mënyrë spektakolare të paktën 4.6 milionë euro. Klement Çala u dënua me 20 vjet burg si numri dy i grupit kriminal, pas organizatorit të grabitjes Admir Murataj, i cili u vra në ndjekje e sipër nga policia. Vëllai i Klementit, Eldi Çala si dhe Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli e Alkond Bengasi, u dënuan secili me nga 17 vite burg. Ata u akuzuan për grabitje me armë, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumetesh, vepra penale këto të kryera nga grupi i strukturuar kriminal. I akuzuar si pjesë e bandës është edhe Talo Çela, por gjykimi për të vijon të jetë i ndarë sepse ai është ende në arrati, në kërkim ndërkombëtar edhe për ngjarje të tjera kriminale. Nën kërcënimin e armëve të zjarrit, banditët e maskuar vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, të cilat po ngarkoheshin në avion në pistën aeroportit “Nënë Tereza”. Megjithatë sasia e parave nuk është gjetur asnjëherë, përveçse një shume rreth 5 mijë euro, të cilat iu kapën Elton Piklit dhe ka qenë kjo vlerë që u krahasua me numrin e serisë së parave të vjedhura që fundosën këtë të fundit. Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala u arrestuan më 19 mars të 2020, vetëm 1 vit pas ngjarjes. Atyre iu sekuestrua edhe pasuria: apartamente e trualle. Grupi i drejtuar në atë kohë nga Admir Murataj dyshohet se është përfshirë edhe në sulmet me armë në automjetet që transportonin paratë e bankave drejt Rinasit.
![](https://i.ytimg.com/vi/JIKL1bSOoXU/maxresdefault.jpg)