“Nga sot e deri të premten qytetarët do ta blejnë 12 lekë më shumë naftën. Kjo pasi në vendimin e fundit të Bordit çmimi i naftës është shtrenjtuar më tej në 245 lekë litri, nga 233 lekë që ishte. Por, veç naftës, është shtrenjtuar ndjeshëm edhe gazi duke arritur në shifrën rekord 110 lekë për litër.”
Me vendimin e fundit të Bordit, gazi shtrenjtohet me 17 lekë më shumë, nga rishikimi i fundit kur shitej për 93 lekë në pikat e tregtimit me pakicë.
Ndërsa benzina ka mbetur në nivelin e 218 lekë litri duke mos ndryshuar, kjo edhe si rrjedhojë e stoqeve të krijuara të këtij produkti.
Shtrenjtimi i naftës dhe gazit në tregun vendas thuhet në njoftimin e bordit reflekton shtrenjtimin e karburanteve në bursë, ku prej ditësh po qëndron mbi 100 dollarë për fuçi.
Por, burime nga Shoqata e Karburanteve bëjnë me dije se bordi tashmë ka rishikuar formulën e llogaritjes së çmimit të karburanteve duke përfshirë edhe kostot operacionale të operatorëve të tregut, gati 15 lekë për litër.
Kjo pas kërkesës së bërë prej tyre me argumentin se me metodën fillestare kompanitë po dilnin me humbje nga kjo situatë nëse nuk përfshiheshin edhe këto kosto shtesë.
Që prej datës 16 mars kur nafta u fiksua nga Bordi në 203 lekë me vendimin e dytë të tij, çmimi i saj ka ardhur vetëm në rritje dhe sot qytetarët po e blejnë atë gati 42 lekë më shumë. Rritje kjo që është shënuar vetëm brenda 10 ditëve në mënyrë të përshkallëzuar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Nafta#Bordi#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/JIikFJmyk1E/maxresdefault.jpg)