#oranews #renea #ervismartinaj
Katër muaj pas denoncimit për zhdukjen e Ervis Martinajt, Forcat Speciale bastisën banesën e tij dhe dy xhaxhallarëve në Fushë Kuqe. Efektivët e mbërritur nga Tirana mbajtën zonën të rrethuar për pesë orë, ku gjetën armë e uniforma policie, pa arritur të gjejnë gjurmë apo prova për fatin e ish-bosit të lojërave të fatit. Bastisja është kryer me urdhër të SPAK për dosjen “Plumbi i Artë”, por edhe për hetimin e Prokurorisë së Kurbinit për rrëmbim personi. Arsyet e kohës që policia zgjodhi për kontrollet janë ende të paqarta.
Prania e Forcave Speciale të policisë nga FNSH dhe RENEA në dyert e banesës së Ervis Martinajt një ditë pas Krishlindjes ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje zhdukjen e mistershme të ish- bosit të lojërave të fatit në vend.
Shtëpia e mbrojtur me mure të larta e rrethuar me tela me gjemba, e vëzhguar nga kamera të sigurisë në çdo skaj u mbajt në vëzhgim për mbi pesë orë nga oficerët e mbërritur nga Tirana me maska e me armatime të rënda.
Sipas të dhënave qëllimi i kontrolleve është gjetja e Ervis Martinajt ose e provave që mund të çojnë tek ai.
Bastitja veç shtëpisë së Ervis Martinajt përfshiu edhe dy banesat e xhaxhallarëve të tij.
Policia e Shtetit tha se kontrollet u kryen bazuar në procedimin e SPAK për dosjen e vrasjeve me pagesë “Plumbi i Artë” por edhe hetimin e prokurorisë Kurbin për rrëmbim personi ndaj Ervis Martinajt.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dy armë zjarri automatike, një silenciator, 7 mijë fishekë dhe 85 predha eksplozive, uniforma por edhe radio e fenelina policie, etj.
Kjo ndërhyrje me forca të shumta e vonuar në kohë, plot 4 muaj pas denoncimit për zhdukje, duket se fsheh ose një zhvillim të fortë në hetimet e ngjarjes, ose një anomali policore.
Kjo pasi banesa e Martinajt nuk është kontrolluar më parë, edhe pse Prokuroria e Kurbinit ka kryer dy muaj më parë një bastisje tjetër, jo në ambjetet e familjes Martinaj, por Durrës tek miqtë e personit të shumë të kërkuar.
Por edhe në qytetin bregdetar ku dyshohet se Ervis Martianj shkeli për herë të fundit, nga kontrolli nuk u arrit asnjë e dhënë e vlefshme.
I vetmi person që policia këmbëngul se e di të vërtëten mbi fatin Ervis Martianajt është ish-efektivi i policisë, Jeton Lami.
Ai për asnjë moment nuk ka hapur gojën para hetuesve edhe pse tentativat kanë qenë të shumta.
Që prej 8 gushtit, kur komisariati i policisë Kurbin, ka administruar denocimin për humbjen e kontakteve të familjes me biznesmenin Ervis Martinaj, lëvizjet për sigurimin e provave kanë qenë të pakta.
Për këtë arsye kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Muhamet Rrumbullakut sfidoi policinë, duke i ngarkuar detyrën për ti shpjeguar publikut çfarë ka ndodhur me të shumëkërkuarin.
Por deri tani në këtë drejtim duket se nuk është bërë asgjë më shumë sesa deklaratat periodike, ku zyrtarët e policisë thonë se hetimi është në rrugë të mbarë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!