I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë thirrjë të hënën që Perëndimi të lejojë mos e Rusinë që të përdorë luftën e saj në Ukrainë për të penguar përparimin e shteteve në Ballkanin Perëndimor.
Duke iu drejtuar vendeve anëtare të BE, ai thotë se ardhmja e rajonit është në Evropë, si vende anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Escobar sipas një deklarate të publikuar nga Ambasada amerikane në Beograd.
“Ka ende shumë punë për të bërë në Ballkanin Perëndimor. Punë për të integruar rajonin në aspektin ekonomik. Punë për të gjetur kompromise dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura kufitare. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për të siguruar gjeneratat e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor që të jetojnë në shtetet e integruara plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në një Evropë të lirë dhe në paqe.
Escobar ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të jenë partnere të këtij rajoni në këto përpjekje.
“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë shembull që të dyfishohen përpjekjet për të arritur marrëveshje kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalim veprime që kërcënojnë stabilitetin dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë”.
Zyrtari amerikan ka thënë se Rusia duhet të bëjë përgjegjëse dhe se Perëndimi duhet t’i ndihmojë Ukrainës që të luftojë pushtimin rus para se të rriten mizoritë dhe që Evropa të destabilizohet edhe më shumë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukrainë#Ballkan#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/JLOAjuKoj4o/maxresdefault.jpg)