Ish-diplomatë të Kosovës janë ankuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, ka zhdukur nga faqja zyrtare gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike.
Fillimisht ka qenë ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla e ka cila ka reaguar lidhur me këtë çështje, duke e cilësuar si veprim të papranueshëm dhe joserioz.
“E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qëndrimeve zyrtare nga ëebsite i MPJD-së. Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figurën vetëm ish Ministri Konjufca! Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!”, ka shkruar ajo në Facebook.
E një replikë në postimin e Haradinaj-Stubllës e ka bërë ish-kryediplomati tjetër, Petrit Selimi, i cili ka thënë se nuk ka dashur ta besojë një gjë të tillë.
“O shoku Enver Hoxha u kthye nga vdekja. Nuk doja ta besoja por është e vërtetë. Me sa duket në historinë e Kosovës ky është i vetmi ish-ministër i Punëve të Jashtme”, ka shkruar ai në platformën “X”.
E ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka thënë se kjo është fyese për ish-ministrat e jashtëm.
“Sipas faqes së internetit të MPJD-së, në 15 vitet e pavarësisë së saj Kosova ka pasur vetëm një Ministër të Jashtëm. Kjo është jo vetëm e pavërtetë por edhe fyese për ish-ministrat e jashtëm”, ka shkruar Nikaj në platformën “X”.
#lajmifundit #lajmetefundit #kosova #diplomata #demokracia #fyp #fypシ
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
![](https://i.ytimg.com/vi/JVl1IdvLIGA/maxresdefault.jpg)