Tirana pret çdo muaj rreth 1 milionë vizitorë. Gjatë një takimi me guidat turistike, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi rëndësinë e turizmit për ekonominë e qytetit
“Duke qenë se kemi një milionë turistë çdo muaj, sa dyfishi i popullsisë tonë, fakti që Tirana është ende e pastër, fakti që ende kemi respekt për njëri-tjetrin në grup, fakti që respektojmë trafikun, që i lëmë hotelet dhe Airbnb në gjendje siç i gjetëm, meriton gjithë falenderimin dhe respektin nga ana ime”.
Veliaj tha se turistët që vizitojnë Tiranën tashmë janë ambasadorë të vendit tonë.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një Tiranë plot me turistë sot. Është shumë e rëndësishme që kemi marrëdhënie shumë të mira mes shtetesh, mes qytetesh, por marrëdhëniet më speciale janë mes njerëzve, sepse çdo turist e qytetar kthehet në një ambasador që përhap lajme të mira për vendet që viziton dhe për eksperiencat që ka. Turistët e pranishëm u shprehën entuziastë për mikpritjen dhe për bukuritë që ofron Tirana. Ata vlerësuan ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në qytet dhe shprehën dëshirën për t'u kthyer përsëri”.
Kulla e Sahatit, Xhamia e “Et’hem Beut”, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri, Bunk Art 2, Shtëpia me Gjethe, Piramida janë vetëm disa prej atraksioneve që tërheqin vëmendjen e turistëve. Për t’u ardhur në ndihmë, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe pika informacioni në disa pika kyçe të qytetit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/Ja-k16OtqU8/mqdefault.jpg)