Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se të paktën 71 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një zonë humanitare, në një sulm për të cilin Izraeli thotë se kishte në shënjestër liderë të lartë të Hamasit. Më shumë se 289 persona u plagosën. Sulmi goditi zonën al-Mawasi pranë Khan Younis, të cilën ushtria izraelite e ka caktuar si një zonë humanitare, duke u bërë thirrje palestinezëve të kërkojnë strehim atje. Një zyrtar ushtarak izraelit tha se nuk e dinte se sa njerëz vdiqën në sulm.
Ai tha se sulmi kishte në shënjestër kreun e krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif - një objektiv kryesor për ushtrinë izraelite - dhe u zhvillua në një "zonë të hapur" ku "nuk kishte civilë". BBC analizoi pamjet e, duke konfirmuar se ajo ndodhi brenda një zone të treguar në faqen e internetit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) si zonë humanitare. Rafa Salama, komandanti i Hamasit për Khan Younis, ishte gjithashtu në shënjestër të sulmit, tha zyrtari. Mohammed Deif, kreu i krahut ushtarak të Hamasit, është një nga njerëzit më të kërkuar të Izraelit.
Ai ka status thuajse mit në Gaza pasi i shpëtoi kapjes dhe i mbijetoi disa atentateve , duke përfshirë një në 2002 kur humbi një sy. Ai u burgos nga autoritetet izraelite në vitin 1989, pas së cilës ai formoi Brigadat me qëllim të kapjes së ushtarëve izraelitë.
Mendohet se ai ishte një nga organizatorët e sulmit të Hamasit të 7 tetorit, kur rreth 1200 izraelitë dhe të huaj - kryesisht civilë - u vranë dhe 251 të tjerë u kthyen në Gaza si pengje.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Izrael#Gaza#TopChannelNews
Ещё видео!