Të mërkurën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se temë kryesore e takimit të Lajçakut me krynegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe hapat drejt çtensionimit të situatës në veri.
“Nesër, Miroslav Lajçak do t’i presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kundër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel. Fokusi do të jetë te zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe hapat drejt çtensionimit të situatës në veriun e Kosovës”.
Këshilltari i Bislimit Klisman Kadiu e ka konfirmuar pjesëmarrjen e zv/Kryeministrit në këtë takim.
“Në vazhdimësi po dëshmojmë gatishmërinë tonë për deeskalim, siç e dëshmoi edhe arritja e pajtueshmërisë në Bratislavë. Fokusi i përgjithshëm është në zbatimin e marrëveshjeve dhe planit të sekuencimit i cili duhet të jetë i drejtë i barabartë dhe i zbatuar në plotni”.
Një ditë më parë në Kretë të Greqisë Lajçak ka takuar edhe Kryeministrin Albin Kurti.
Ish-Kryeministri Avdullah Hoti i ka bërë thirrje Kryeministrit Kurti që dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington e jo nëpër skuta e hotele të plazheve.
Javën e kaluar në një takim që ka zhvilluar kryenegociatori Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së Lajçak janë pajtuar për hapat që do të ndërmarrë Kosova për çtensionimin e situatës në veri e që sipas palës kosovare krijojnë parakushte nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 Shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 Mars.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/JkUA2DKWFaI/maxresdefault.jpg)