Partia Socialiste edhe një herë triumfoi në bashkinë e Vorës. Blerim Shera, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Vorë, u shpall fitues me 7 mijë e 530 vota duke lënë pas, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë si dhe kandidatin e Partisë Demokratike. Lulzim Vrana u votua nga 2 mijë e 586 votues, ndërsa Ymer Marku pati rezultatin me të dobët me 687 vota. Rezultati u komunikua nga komisionieri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Procesi i votimit nisi në orë 07 00 të mëngjesit të kësaj të diele dhe përfundoi në orën 19 00 të mbrëmjes. Në Bashkinë Vorë procesi i votimit u krye në 44 qëndra, ndërsa ka dominuar Partia Socialiste. Në bashkinë Vorë votimi por edhe numëërimi u bë më mënyrë elektronike, prandaj rezultati ishte kaq I shpejtë. Ndërkohë pritet të fillojë numërimi manual në 5 bashkitë e tjera. Pritet që procesi i numërimit të mos zgjasë shumë duke qenë se pjesëmarrja nuk ka qenë shumë e lartë. Rikutojmë edhe njëherë që pjesëmarrjen më të lartë të votuesve e kishte qarku i Dibrës me 43.35 % , dhe pjesëmarrjen më të ulët e kishte qarku I Durrësit me 26.4%.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vora#Zgjedhje#TopChannel
Ещё видео!