#rtvora #bankaeshqiperise #microcredit #investigim
Investigimi i TV Ora tregoi me zë dhe figurë se si shantazhohen qytetarët nga Micro Credit Albania për të paguar kredi që i kanë shlyer prej vitesh.
Televizioni i ka kërkuar informacion edhe Bankës së Shqipërisë si institucion licensues ne lidhje me inspektimet e kryera ne MCA, njëkohesisht duke e vënë në dijeni të faktit se ky institucion që u kërkon qytetarëve para për kreditë që kanë shlyer, akuzohet nga Ministria e Drejtësise për mashtrim.
Banka Qëndrore na sqaron se ka kryer inspektime periodike por nuk është e detyruar të ndajë me median se çfarë ka rezultuar prej tyre.
Banka tregohet hermetike me median ndërsa ne u treguam plotësisht të hapur duke i derguar materialin filmik ku vërtetohej se MCA shantazhon qytetarët dhe përpiqet ti zhvasë.
Por sërisht institucioni qëndror Bankar në Shqipëri refuzon prerazi ti përgjigjet pyetjeve të drejtuara nga TV Ora.
Banka e Shqipërise mbyll syte para fakteve dhe nuk prononcohet.
Në nje shtet ‘pa shtet’ qytetarët ndihen të pambrojtur përballe presioneve që i bëhen nga institucionet financiare.
Banka Qëndrore ka vendosur të heshte para shkeljeve flagrante të MCA duke i lëne qytetarët ne mëshirë te fatit.
Pyetja jone është deri kur do vazhdoni të mbyllni sytë përpara shkelejve që bejnë institucionet financiare të licensuara nga ju?
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/JqpMPWnzgGw/mqdefault.jpg)