Të martën e kaluar, në QKI Malësia në Tuz, Ansambli Shqiponja nga Tuzi shfaqi koncert me rastin e festës së Pashkëve dhe 5 vjetorit ekzistence të këtij ansambli.
Përpos shfaqjes së shkëlqyer të Ansamblit Shqiponja, para publikut u shfaqën edhe lahutari Januz Delaj dhe Studentët e Akademisë së Arteve -- Dega e Muzikës në Shkodër.
Koncerti filloi me një minutë heshtje për ndierët Agron Lulgjuraj, Damir Gjokaj dhe Kristofer Junçaj të cilët humben jetën tragjikisht.
![](https://i.ytimg.com/vi/Jy0d-6qEXm8/mqdefault.jpg)