Programi i Reformave Ekonomike 2024 -2026 për sektorin e transportit i jep prioritet zgjerimit të sistemit hekurudhor, krahas modernizimit të transportit urban dhe nxitjes së elektrifikimit të transportit rrugor.
Sipas dokumentit të miratuar nga qeveria, numri i makinave në Shqipëri po rritet nga viti në vit, duke çuar në nivele më të larta të ndotjes së ajrit, ndërkohë që zbatimi i masave në sektorët e sipërpërmendur konsiderohen zgjidhje për ta bërë transportin, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, më të qëndrueshëm, më të gjelbër, më të zgjuar dhe të përballueshëm. Në këtë kuadër, për transportin hekurudhor janë parashikuar disa aktivitete për periudhën 3-vjeçare, teksa për vitin 2024 parashikohet finalizimi i punimeve rehabilituese në seksionin kryesor të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës, si dhe linja e re hekurudhore me aeroportin e Rinasit.
Subscribe:
[ Ссылка ]
WEB:
[ Ссылка ]
Facebook:
[ Ссылка ]
Instagram:
[ Ссылка ]
Linkedin:
[ Ссылка ]
TikTok:
[ Ссылка ]
#scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet #scan #tv #hekurudha #zgjerim #sistem #projekt #documents
Ещё видео!