Ditën e sotme, KQZ miratoi anëtarët e KZAZ-ve për PS-në, PL-në dhe PSD-në. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat tha se së shpejti do të miratohen edhe emrat e propozuar nga PD. Sipas tij, duhet që deri në datën 7 të konkludohet mbi legjitimitetin e personit që do të duhet të përfaqësojë interesat e PD. Ai theksoi se është vendim i lehtë për të marrë se cilën PD do të njohë, por pati thirrje për gjykatën duke e konsideruar një çështje thelbësore sa i përket demokracisë së vendit dhe procesit zgjedhor në mënyrë që të japë një vendimmarrje para se të flasë vetë KQZ.
“Për të mos bërë hipokritin, sikurse e thamë edhe në bashkëbisedimin e javës së shkuar, situata është e tillë që do duhet të konkludojmë, sot, nesër pasnesër, maksimumi deri në datën 7 mbi legjitimitetin e personit që do të duhet të përfaqësojë interesat e PD-së, më së pari në procesin e regjistrimit të saj si subjekt zgjedhor në KQZ. Këtu fillon përgjigja e dytë të themi ose opsioni i dytë i përgjigjes, por thashë të dyja qëndrojnë. Nuk dua ta fsheh, që ajo që ka determinuar më shumë, është fakti që ne jemi në këtë situatë, edhe pse dikush përpiqet ta lexojë ndryshe, ose nuk do ta lexojë fare, por duke e sqaruar dhe njëherë dhe ritheksuar për ata që duan të dëgjojnë, se ka edhe që nuk duan ta dëgjojnë vendimmarrja e KQZ më së pari e komisionerit dhe më pas e KAS-it, po flas për rastin e komisionerit të paktën, sepse për atë flas e përgjegjësi të plotë se nuk e di çfarë do të bëjnë të tjerët, do të jetë strikt bazuar në Kodin Zgjedhor. Nuk kemi ardhur ende në atë moment që dikush të bëjë më pas interpretimin që ky vendim ishte i drejtë apo i gabuar apo i mbështetur në ligj apo bazuar në interesa të ndryshëm që gjithsecili i shikon këto interesa sipas interesave të veta. Në momentin që do të vendosim për këtë kjo vendimmarrje do të jetë plotësisht në përputhje me parashikimet e ligjit. Do të jetë një vendimmarrje shumë e thjeshtë. Nuk kam asnjë lloj problemi, droje apo sikleti për ta marrë këtë vendim. Është vendimi më i thjeshtë që mund të merret për regjistrimin e një subjekti politik”, tha Celibashi.
Ai shtoi se KZAZ do të fillojnë të punojnë sepse është kuorumi prej minimumi 4 anëtarësh./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/KAND_-KwdQA/mqdefault.jpg)