Në hyrje të seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” tek E Diela Shqiptare, Eni Çobani ka përshëndetur të gjithë shqiptarët që ndodhen në SHBA dhe i falenderon ata për interesin e madh që kanë ndaj këtij programi. Madje ajo ka treguar dhe rastin e një zone që ka marrë një gjobë nga punëdhënësi sepse e kapi duke e parë në Youtube “Shihemi në Gjyq”.
“Sot është 4 Korriku, dita kombëtare e SHBA-ve kështu që gjej rastin një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët në SHBA dhe amerikanëve në Shqipëri dhe shqiptarëve kudo që janë. Ju duam shumë, po ata që janë në Amerikë janë shumë të shtrenjtë për ne.
Unë do veçoja një prej tyre, e di që Arditi ka Bostonin, unë do zgjidhja Detroidin. Shqiptarët në Detroid janë ndjekës të jashtëzakonshëm. Bile kam dhe një rast nga Detroidi të cilin ma kanë transmetuar mediat shqiptare atje dhe kjo është e vërtetë. Unë emrin nuk ia di zonjës, por ka marrë një gjobë nga punëdhënësi pikërisht sepse e ka kapur gjatë punës duke parë në Youtube “Shihemi në Gjyq”.
Kështu që e meriton një përshëndetje të veçantë zonja nga unë. Unë nuk e njoh, por më vjen keq që kjo i ka sjellë një pasojë, por për mua është kënaqësi që ndiqem”, është shprehur Eni Çobani. /tvklan.al
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/KHpx0S4IBpU/maxresdefault.jpg)