Lajme Arkiva 2003
“Kisha të vjella, kisha temperaturë, më merreshin mend”.
Gazetarja: Si të thanë mjekët, çfarë është kjo?
“Grip, dhe më shtrruan në sipital”.
Shqipëria është afër Italisë por larg frikës së epidemisë së gripit. Virusi ka ciklin e tij jetësor që një herë në 3 vite ndryshon strukturë thonë mjekët. Por për tu përcaktuar se i ç’tipi është, duhen bërë egzaminime dhe analizat individuale për të. Në poliklinika gjen më tepër fëmijë që kanë simptoma që prindërit i thonë grip, temperaturë, kollë që shkon deri në ftohje, por kjo situatë është e përvitëshme në një stinë të tillë. Rrezikshmëri përbëjnë moshat ekstrem, me probleme të tjera. Vaksina shihet si masë parandaluese. Në farmacitë e kryeqytetit ajo ka nisur të blihet.
“Mbrohemi deri në momentin që është e mundëshme të vazhdojë riparimi i gripit, është momenti i përshtatshëm të vaksinohemi. Kur them për vaksinën dua të themë se nuk është e rekomandueshme të vaksinohet e gjithë popullsia, të krijohet një drramë e madhe. Zakonisht mjekët rekomandojnë një grup njerëzish të cilët janë më të rrezikuar për të kaluar forma të rënda të gripit, flitet për të sëmurë me sëmundje kronike të veshkave, zemrës apo fëmijë dhe mosha tjetër ekstreme të moshuarit”.
Të vegjlit janë pjesa që nuk e përballojnë dot ndryshimin e temperaturave, mjeku pediatër sqaron se mbrojtjta dhe ruajtja e tyre duhet të vijë nga prindërit.
“Nuk bëhet fjalë, ne nuk kemi parë ndonjë rast të tillë, nuk është paraqitur ndonjë rast me simptoma të gripit përkatës për të cilin bëhet fjalë”.
Gazetarja: Ju rekomandoni vaksinën?
“Nuk mund të themë që rekomandoj vaksinën, sepse që të rekomandohet vaksina ka një rregull që duhet të përcaktohet tipi i virusit dhe nuk kam çfarë rekomandimi të jap për vakisnë kur ne nuk kemi një situatë as endemike dhe jo epidemike, nuk bëhet fjalë për një situatë të tillë”.
Sipas mjekëve grip quhet kur 20 apo 30% e popullsisë është e prekur nga ky virus, për momentin përqindja është e ulët dhe i ngjan një viti më parë, situate është stinore./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/KI89tVn3OuY/maxresdefault.jpg)