Zyrtarët amerikanë të zbulimit vlerësojnë se Rusia po ndërhyn me taktika tashmë të njohura për të ndikuar në rezultatin elektoral të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, në mënyrë që peshorja të anojë në favorë të ish presidentit Donald Trump.
Zëri i Amerikës raporton se një zyrtar i zbulimit u tha gazetarëve se këndvështrimi i Kremlinit rreth skenës politike amerikane nuk ka ndryshuar nga ciklet e mëparshme zgjedhore.
“Nuk kemi parë ndonjë ndryshim sa i përket preferencave të Rusisë në garën presidenciale në krahasim me zgjedhjet në të kaluarën,” u tha zyrtari gazetarëve, duke pranuar të flasë mbi raportin me kusht që të mos identifikohet me emër.
Zyrtari tha se kjo preferencë është përforcuar për shkak “të rolit të Shteteve të Bashkuara përsa i përket Ukrainës dhe politikës së përgjithshme ndaj Rusisë.”
Ky paralajmërim nga zyrtarët amerikanë të zbulimit vjen gati katër vite pas një paralajmërimi të ngjashëm të bërë në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, gjatë të cilave presidenti i atëhershëm Trump garonte kundër zotit Biden.
Një raport vlerësues, i publikuar në mars të vitit 2021, konfirmoi se presidenti rus, Vladimir Putin autorizoi “operacione që synoni diskreditimin e kandidaturës së Presidentit Biden dhe Partisë Demokratike” ndërkohë që ofruan mbështetje për Donald Trump.
Ndërkohë në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës, zëdhënësja e fushatës së Donald Trump shpreh: “Vladimir Putini e mbështeti zotin Joe Biden për president sepse ai e di që Bideni është i dobët dhe mund të frikësohet lehtë, siç është dëshmuar nga sulmi disa vjeçar i Putinit në Ukrainë. Në kohën kur Presidenti Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë, Rusia dhe të gjithë armiqtë e Amerikës u zmbrapsën, ngaqë frikësoheshin se si Shtetet e Bashkuara do të përgjigjeshin,” tha ajo.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusi#Trump
Ещё видео!