Në vendin tonë shërbimi i psikologut zyrtarisht daton në vitin 1996, me hapjen e departamentit të parë të Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.
Megjithëse prej gati 3 dekadash tek njerëzit ka një lloj turpi apo stigme për të kërkuar ndihmën e profesionistëve të shëndetit mendor.
“Unë kam 20 vjet që punoj si psikologe. Nga vitet 2005 e deri në 2015 qasja ndaj psikologut ka qenë e paktë. Turp dhe frikë evidentojmë edhe tek njerëz të shkolluar. Në Tiranë situata është e tillë, që njerëzit po e pranojnë përherë e më shumë rëndësinë e rolit të psikologut. Por sa më shumë që i largohesh kryeqytetit aq më shumë rriten barrierat dhe paragjykimet. Madje ka zona që nuk e kanë idenë fare çfarë është psikologu. Pandemia bëri që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e profesionit tonë. Ka edhe njerëz të mirëshkolluar madje, që ngatërrojnë rolin e psikologut me atë të psikiatrit”, tha Valbona Treska, presidente e “Urdhri i Psikologut të Republikës së Shqipërisë”.
Sot Urdhëri i Psikologut të Shqipërisë numëron 1500 psikologë në gjithë vendin. Së fundi shërbimi i Psikologut ka nisur të ofrohet në Qendrat Shëndetësore duke i ardhur më afër komunitetit.
“Pjesa më e madhe e njerëzve gati 90% që bëjnë terapi tek psikologu, nuk duan të merret vesh kjo gjë. Ashtu siç ka edhe të tjerë që e shfrytëzojnë për mirë ndikimin që kanë në opinion dhe japin mesazhe që i nxitin njerëzit të sheshojnë barrirat dhe të kërkojnë ndihmën e psikologut. Nuk ka asnjë lloj frike dhe asnjë lloj turpi të shkosh tek psikologu. Siç kujdesemi për shëndetin tonë fizik e kemi të detyrueshme të kujdesemi edhe për shëndetin tonë mendor”, shtoi Treska.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#UrdhriiPsikologut#ValbonaTreska#TopChannelNews
Ещё видео!