Lajme Arkiva 2002
Të paktën 16 policë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u plagosën dje gjatë një përleshje me qindra protestues serb në qytetin e Mitrovicës, bënë të ditur Kombet e Bashkuara. Në këtë incident të rëndë, në të cilin u përdor gazi lotsjellës dhe u hap zjarr armësh, një granat i ra dikujt nga dora dhe shpërthimi i saj plagosi dy oficerë policie.
Policia e OKB-së, njoftoi se anëtarët e saj u përgjigjën në vetëmbrojtje zjarrit të dy njerëzve, të paidentifikuar. Dhuna më e rënda prej disa muajsh në Kosovë, shpërtheu kur disa serbë, filluan të qëllonin me gurë policinë e OKB-së, të cilët kishin ngritur një pikë kontrolli trafiku pranë një ure në qytetin e ndarë mes dy etnive.
“Turma u bë më e madhe kur policia e OKB-së arrestoi një serb që ndodhej mes protestuesve”, u tha gazetarëve komandati i policisë rajonale të Kombeve të Bashkuara.
Zyrtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, thanë se ata nuk e dinin se sa serbë ishin plagosur, por se megjithatë ata ishin përpjekur të kontaktonin me spitalin lokal.
Ndërkaq politikani lokal serb Marko Jaksiç, akuzoi policinë e OKB-së se ishte ajo që e kishte shkaktuar incidentin. Më vonë situata në Mitrovicë u bë e qetë pasi atje u dërguan përforcime të mëdha të trupave paqeruajtës të NATO-së dhe mjete të blinduara pranë urës që e lidh zonën serbe me atë shqiptare./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!