Personi që shihni në foto është 44-vjeçari shqiptar me emrin Flamur, mbiemri i të cilit nuk është publikuar ende, por që mbahet mend për krimin e rëndë të vrasjes së dy djemve të tij, bashkëshortes dhe më pas veten.
Mediat gjermane kanë zbuluar të tjera detaje lidhur me këtë ngjarje tronditëse.
Gazeta Bild shkruan se bëhet fjalë për një familje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Hamburgut, mbrëmjen e së dielës. Fqinjët menjëherë thirrën policinë. Sipas tyre, në familjen shqiptare ka pasur shpesh debate.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa bënë zbulimin e tmerrshëm: Gjetën dy fëmijë të vdekur, të ekzekutuar me plumb në kokë. Pak metra më tutje ndodhej 44 vjeçari, babai i djemve, i vdekur. Arma e dyshuar e vrasjes ishte shumë afër tij. Gruaja e 44-vjeçarit është e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, edhe ajo është qëlluar me armë zjarri. Prokuroria ka nisur hetimet dhe po analizon të gjitha provat. Gazeta Bild, bazuar në dëshmitë e fqinjve shkruan se Flamuri ishte gjaknxehtë. Ai mësohet se ka kërcënuar edhe në të kaluarën të afërm të cilët kanë denoncuar në polici
Pamje:AFP Photo By Google
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermani#Tragjedia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/KOgchZdNoR0/maxresdefault.jpg)