#EdiRama #HashimThaçi
I ndodhur në qelinë e burgut të Haglendenit në Hagë prej Dhjetorit të 2020, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka patur si vizitor kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Pas bashkëbisedimit që ka zgjatur pak më shumë se 2 orë, Edi Rama pohon se ka kuptuar se Hashim Thaçi është edhe më i bindur për pastërtinë dhe domosdoshmërine e krijimit të UÇK-së.
Vlerësimin për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Kosovës Rama nuk e ka fshehur asnjëherë, madje duke e cilësuar ate kandidaturën më të mirë për president të Republikës në Shqipëri nëse Kushtetuta nuk do ta kishte kushtëzimin që duhet të ketë jetuar domosdoshmërisht 10 vitet e fundit në vend.
Thaçi akuzohet nga Gjykata Krimeve të Luftës në Hagë për krime lufte, ndërkohë që procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar për Thaçin dhe 2 të akuzuarit e tjerë Jakup Krasniqi, Kadri Vesli të 3 ish-drejtues të UÇK.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/KPM-FkOuin0/mqdefault.jpg)