Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Shfrytëzimi pa kriter i inerteve rrezikon seriozisht urën mbi lumin Shkumbin, që lidh Elbasanin me disa qytete të tjera të Shqipërisë. Ulja e nivelit të ujërave ka bërë që të duket qartë gërryerja që lumi ka shkaktuar në këmbët e urës 300 metra të gjatë dhe 30 metra të lartë. Gërryerja e inerteve në këtë pikë, llogaritet sipas specialistëve në rreth 3 metra. Kështu që uji po i afrohet në maksimum tabanit të këmbëve mbajtëse të urës.
Gjithashtu Shkumbini i është afruar ndjeshëm zonave të banuara të qytetit, duke shkaktuar frikë tek banorët e zonës. Disa familje madje po ngrenë vetë prita për të mbrojtur ndërtesat nga gërryerja e lumit.
Policia ndërtimore në Elbasan, i ka kërkuar firmave të inerteve, që të investojnë në zonat e shfrytëzimit, në mënyrë që të stabilizohet rrjedha e lumit. Disa prej firmave, kanë hedhur zhavorr para këmbëve të urës, por ai kurrsesi nuk mund të mbajë urën e rrezikuar.
Ura mbi lumin Shkumbin në Elbasan është ndërtuar para 10 vjetëve dhe ajo është shumë e re për t’u shembur. Fatin e saj po e pësojnë edhe disa ura të tjera mbi këtë lum./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/KP_aiXR1690/maxresdefault.jpg)