Prokurori Altin Dumani u rizgjodh në detyrë si zëvendësdrejtor i Prokurorisë së Posaçme. Kreu i SPAK, Arben Kraja zhvilloi një mbledhje të posaçme me prokurët e SPAK, të cilët propozuan në mënyrë unanime emrin e Altin Dumanit. Ky i fundit, do të mbajë postin e zëvendësdrejtorit të Prokurorisë së Posaçme për një mandat dy vjeçar.
Por, kush është numri dy i Prokurorisë së Posaçme dhe cilat janë dosjet më të bujshme që kanë kaluar në duart e tij?
Prej më shumë se dy dekadash në organin e akuzës shqiptare, Altin Dumani, bjen nga radhët e prokurorisë së apelit.
Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Ndërsa që prej momentit kur është zgjedhur anëtar i SPAK ka hetuar çështje shumë të nxehta të krimit dhe korrupsionit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AltinDumani#SPAK#TopChannel
Ещё видео!