#oranews #@pogradec #bombola
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Pogradecit në zonën e quajtur agjencia në katin e dytë të një pallati.
Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm, nga i cili u plagos një grua, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Si pasojë e shpërthimit, dritarja e banesës ka dalë nga vendi dhe ka përfunduar në rrugë. Ndërkohë, edhe muri i pallatit ka pësuar krisje nga shpërthimi.
Fatmirësisht nga rënia e dritares nuk pati persona të lënduar, ndërsa zona në fjalë është shumë e populluar. “Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!