“Aura Skypool” më e larta sa i përket pishinave me pamje 360 gradë
Përgjatë viteve, Dubai e ka shndërruar në art thyerjen e rekordeve në fushën e arkitekturës dhe novacioneve ndërtimore. Së fundmi, në vendin më të famshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe është hapur edhe pishina më e lartë me pamje 360 gradëshe, e vendosur në Kullën e Palmave, një hotel dhe godinë rezidenciale që ofron pamje marramendëse të qytetit.
E vendosur në një lartësi prej 200 metrash nga toka, pishina me sipërfaqe 750 metra katrorë qëndron në katin e 50-të të godinës më të re në Dubai. E përshkruar si “një ishull mbi qiell”, frekuentuesit e pishinës mund të shijojnë pijet dhe ushqimet e shpejta të servirura në barin ngjitur, si edhe të marrin rreze dielli e të sodisin panoramën nga shezllonet luksoze.
Për të qëndruar vetëm në orarin e paradites, deri në 14:00, duhet të paguash 46 dollarë, ndërsa për qëndrim përgjatë gjithë ditës, për të mos humbur perëndimin e diellit, bileta kushton 163 dollarë për person, që shoqërohet edhe me statusin “VIP” dhe trajtimin që ai mbart. Edhe pse ngrihet 200 metra mbi tokë, “Aura Skypool” mban vendin e parë si më e larta vetëm sa i përket pishinave me pamje 360 gradë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!