E di çfarë dua - Poezi nga Skender Doçi
Music in this video: Kevin Kern
E di çfarë dua
Dua që të jem mirë me shëndet
Të jem i gëzuar e i relaksuar në jetë
Të jemë i rrethuar me njerëz të mirë
Jo dhe gjithë ato orë nate shterpë?!
Nga darka deri nesër heret në mëngjes!
E di, e di ka edhe jetë nate
Ku njerëzit qëndrojnë poshtë një llambe
Kohë leximi, muzike, apo edhe mendimi
Pak më tutje të rrethon errësimi i pafund
Ndoshta mirë bëjnë ata që i’a fusin gjumë
Do doja që deti të ishte gjithmonë i qetë
Natyra të mos kishte as stuhi as rrëbesh
Mos të ketë bubullima që friksojnë fëmijët
Më shumë të shtoheshin kafshët dhe bimët
Hëna t‘ndriçonte natën sa gjysma e diellit ditën
Më e lehtë të ishte jetesa normale për njeriun!
Përfitues, abuzues me kafshët, bimët e natyrën
Më t’vështirë nga ato e ka gjetur e gatuar mënyrën
Ndoshta na pëlqen secilit ajo që ka dhe bën tjetri
Nga kjo pikë zhurmon e ngatërrohet i gjithë mileti
Sikur nevojat t’ia plotësonte njeriut ajri, dielli e uji
Njerëzit prapë do ishin të pangopur e në rrëmujë
Do orvateshin që tjetri mos ta kishte kaq të lehtë!
Gjithmonë kështu do jetë, derisa njeriu të pushojë
Në të drejtën, në shpirtin dhe në identitetin e vetë
© Autor, Skender Doçi
Tiranë, më 29 Prill 2018
==============================
E di çfarë dua - Poezi nga Skender Doçi
Теги
SkenderDociPoezipoetpoezi shqipetareartpoetrylibrashpirtitiranashqiperialetersipikturaqeveriaburriliriaditashiufjalanenavjeshtaatdheudetipaqjarruganjeriudashuriqeniduhanipetagogubetimiparlamentigjumstudentnxenesshkollemesueszotipoezi kosovarefakultetideputetpolitikopozitkishakatedraljaislamifejaeuropamerikmyslimanskender dociministrikorrupsionidhunavjedhjadrogakrimiligjigjenderrbabzitjeI know what I wantplantsanimalslove