Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Buxheti i shtetit, të ardhurat e vetë sistemit shëndetësor, financimet e huaja, janë ato që kanë realizuar shërbimet në sektorin e shëndetësisë, si dhe ngritjen e nivelit diagnostik në të. Megjithëse shëndetësia vazhdon të mbajë një raport jo shumë të mirë në drejtim të financimit të saj, nga ministri pohoet, se dy vitet e fundit tregohet një rritje e dukshme reflektuar nga dhënia e prioritetit të qeverisë për këtë sektor.
Në analizën vjetore Gjergji Koja, Ministër i Shëndetësisë, ka renditur vënien në funksionim të mjaft pajisjeve, garantimin e furnizimit me materiale të konsumit për shërbimin e Hemodializës, medikamente e materiale për Kardiokirurgjinë, si arritje përmendet në fushën e legjislacionit, krijimi i strukturës së inspektoratit stomatologjik, si dhe hartimin e një rregulloreje për importin e materialeve dhe aparaturave dentare.
Në shërbimin farmaceutik, vitin që shkoi është hartuar lista e re e rimbursimit të barnave. Si objektiv i këtij viti është miratimi dhe futja e pagës së 13 për punonjësit e shëndetësisë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/KiDaYEfM6Yk/maxresdefault.jpg)