Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, 47-vjeçarin, Madjel Husa i arrestuar për moskallëzim të vdekjes së shokut të tij nga mbidoza.
Prangosja e Husës erdhi 11 ditë pasi policia gjeti në përroin e Limuthit në Bërxullë, trupin e pajetë të Elton Tahirit.
Hetimet zbuluan se viktima ka qenë duke konsumuar drogëra të forta në banesën e të arrestuarit kur ka ndërruar jetë dhe shoku i tij, Madjel Husa nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici.
“E mbajta për 10 ditë në shtëpi trupin. Flija vetë nga dhoma tjetër. Pas kësaj kohe, më 12 Shkurt mora makinë me qira dhe e dërgova trupin në Bërxullë. Kisha frikë të tregoja. Pashë lajmet të nesërmen që thonin se Policia e njoftoi vdekjen me shkak mbidozën. Mendova se nuk do të merreshin me mua”, deklaroi ai.
49-vjeçari Elton Tahiri u gjet i pajetë nga Policia më 13 Shkurt, ndërsa identifikimi i tij u bë përmes një karte ID që Policia e sekuestroi në afërsi të vendit ku ishte hedhur viktima.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!