Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në Bruksel se po punon intensivisht për të marrë ratifikimet përfundimtare të Turqisë dhe Hungarisë për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por pranimi i tyre në të njëjtën kohë nuk është "çështja kryesore". Parlamentet e të 30 anëtarëve të aleancës ushtarake duhet të ratifikojnë zyrtarisht kërkesën e Finlandës dhe Suedisë përpara se ato të pranohen në Aleancë. Turqia dhe Hungaria janë dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë bërë këtë. “Çështja kryesore nuk është nëse pranimet e Finlandës dhe Suedisë ratifikohen së bashku, e rëndësishme është që të ratifikohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Stoltenberg në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.
“Jam i bindur se do të marrim edhe këto dy ratifikime dhe po punoj fort për ta arritur këtë sa më shpejt”, shtoi ai.
Udhëheqësit e 30 vendeve anëtare të NATO-s kanë vendosur të ftojnë Suedinë dhe Finlandën për t'iu bashkuar Aleancës gjatë samitit në Madrid në korrik të vitit 2022. Komentet e Stoltenberg vijnë pasi Turqia sugjeroi se mund të lejojë Finlandën të bashkohet me Aleancën, pa pranuar Suedinë. Vendimi i autoriteteve suedeze për të miratuar protestën para ambasadës turke në Stokholm, gjatë së cilës iu vu zjarri librit të shenjtë mysliman të Kuranit, shkaktoi zemërim në Ankara, e cila ndaloi negociatat për ratifikimin e marrëveshjes. Shumica e finlandezëve besojnë se hyrja e vendit të tyre në NATO mund të ndodhë pa e pritur Suedinë.
Megjithatë, liderët e dy vendeve rikonfirmuan dëshirën e tyre për t'u pranuar së bashku në Aleancë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Finlanda#Suedia
![](https://i.ytimg.com/vi/KmMlr7Ex114/mqdefault.jpg)