#ndertimetpaleje #shefiikomisariatit
“Del që ka dhe një pallat komplet pa leje në Tiranë, 7 a 8 kate”.
Tre javë pas kësaj deklarate të bërë nga Kryeministri Edi Rama, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra 4 efektivë të Policisë së Tiranës. Mes tyre dhe shefin e Komisariatit Numër 1, Bujar Mehmeti.
Ky vendim të cilin Tv Klan e disponon por për shkak të hetimit nuk e publikon, është marrë më 29 Shtator.
Shkak janë bërë ndërtimet shumëkatëshe në zonën e Farkës, mes të cilëve dhe ky pallat 8-katësh.
Vec shefit të komisariatit nga detyra është pezulluar dhe shefi i postës së Farkës, Flamur Sula, nënkomisari, Alban Rama i cili prej disa muajsh ishte transferuar në Komisariatin Nr.5 si dhe specialisti i zonës, Nazmi Karreçi.
Ndërkohë burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se veprime hetimore po kryhen edhe për disa efektivë të tjerë të policisë në kryeqytet ku janë evidentuar ndërtime apo shtesa të kateve pa leje.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/KtdBEMFgx-E/maxresdefault.jpg)