Presidenti Joe Biden duke folur në Shtëpisë së Bardhë lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë. Uashington, 1 korrik 2024. Presidenti Joe Biden kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë mbi imunitetin presidencial, që u pa si një fitore për kundërshtarin e tij, ish Presidentin Donald Trump, duke e cilësuar një precedent të rrezikshëm në dëm të popullit amerikan.
Përmes deklaratave të qeta dhe të matura të dhëna nga Shtëpia e Bardhë zoti Biden tha se vendimi nënkupton se ka pak të ngjarë që zoti Trump të dalë në gjyq përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit për rolin e tij në përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Në vendimin e së hënës, Gjykata e Lartë u shpreh se ish-presidentët kanë imunitet absolut nga hetimet për veprimet e tyre zyrtare, si dhe asnjë lloj imuniteti për veprimet jozyrtare, një vendim që njeh për herë të parë një lloj imuniteti presidencial nga hetimi.
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: [ Ссылка ]
Website: [ Ссылка ]
Ndiq News24 në Facebook: [ Ссылка ]
Ndiq News24 në Instagram: [ Ссылка ]
Ndiq News24 në X: [ Ссылка ]
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24
![](https://i.ytimg.com/vi/KwUNTv000zQ/maxresdefault.jpg)