#rtvonlinedritakuranit #ligjerata #shqiperi #fondacionikuranit #ligjerata #shkence #sociale #Kuran
Ky eshte kanali zyrtar i Rtv Online Drita Kuranit. Per tu abonuar klikoni ketu: [ Ссылка ]
Gjithashtu mund të na ndiqni në: [ Ссылка ] Lutja e ditës premte
Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimi e lavdërimi janë për All-llahun fillimisht para krijimit e dhënies së jetës dhe së fundi pas zhdukjes; i Gjithëdituri që nuk e harron atë që e përmend (Atë) e që nuk e lë mangët falënderimin për Atë. Ai nuk e nxjerr duarbosh atë që i lutet Atij dhe nuk i pret shpresën atij që shpreson në Atë.
O Zoti im, unë besoj në Ty dhe këtë e dëshmoj me Ty; besoj në të gjithë engjëjt e Tu; dëshmoj për banorët e qiejve të Tu; dëshmoj për mbartësit e Arshit Tënd, për profetët e të Dërguarit e Tu, të cilët Ti i dërgove; dëshmoj për të gjitha llojet e krijesave të Tua. Unë dëshmoj se me të vërtetë, Ti je All-llahu, nuk ka zot tjetër përveç Teje; Ti je i Vetëm, Një, Ti nuk ke shok e ortak e as të ngjashëm.
Fjala Jote as nuk kundërshtohet e as nuk tjetërsohet; Muhammedi – paqja e shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të e mbi familjen e tij! – është robi e i dërguari Yt. Ai e kreu atë që Ti i kishe ngarkuar për t’ua komunikuar robëve. Ai luftoi në rrugën e All-llahut të lartësuar, ashtu siç është e vërteta e luftës në rrugën e All-llahut.
Ai është i vërtetë në përgëzimin me shpërblim dhe është i drejtë në paralajmërimin me dënim. O Zoti im, më bëj të qëndrueshëm në fenë Tënde derisa Ti të më mbash gjallë. Mos e trondit zemrën time kur Ti e ke udhëzuar atë në rrugën e drejtë! Më dhuro mua nga ana
Jote mëshirë; me të vërtetë Ti je Dhuruesi i madh.Madhështo e dhuro paqe e shpëtim për Muhammedin dhe për familjen e Muhammedit! Më bëj mua prej ndjekësve e prej grupit të tij! Gjykimin tim bëje në grupin e tij! Bëje mbarë për mua që të fal namazin e Xhumasë, të kryej edhe adhurimet e tjera që Ti më ke vënë detyrë! Pjesëto edhe për mua nga të mirat që Ti ke pjesëtuar për adhuruesit Ditën e Gjykimit, se me të vërtetë Ti je i Fuqishmi, i Urti.
![](https://i.ytimg.com/vi/Kx00L6zUeEs/mqdefault.jpg)