Teksa lufta mes Rusisë e Ukrainës vijon, kjo e fundit akuzohet nga Rusia se ka sulmuar një depo nafte në rajonin Rostov. Sipas medieve ruse, depoja e përfshirë nga flakët si pasojë e një sulmi me dron ukrainas, ndodhet në rajonin juglindor, teksa ngjarja është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune.
Lajmi është bërë public nga guvernatori i rajonit Rostov, Vasily Golubev, përmes një postimi në Telegram.
“Një depo nafte në qarkun Tsimlianski është përfshirë nga zjarri në orën 04:00 pas një sulmi me dronë”, shkroi ai, duke shtuar se 14 njësi të zjarrfikësve janë duke punuar për ta shuar zjarrin. Golubev tha se sipas informacioneve fillestare nuk ka viktima nga ky sulm. Ndërkaq, kanali në Telegram, Don Mash, ka publikuar një video të zjarrit në këtë depo.
Sipas të njëjtave burime vendi ku ndodhi sulmi gjendet qindra kilometra nga vija e frontit.
Nga ana tjetër nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Ukraina për të përgënjeshtruar pretendimet apo edhe për të marrë përsipër autorësinë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraine#Russia#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/KxjetrLj4l4/maxresdefault.jpg)