Ndërsa Rusia dhe Ukraina po përgatiten për atë që mund të jetë beteja më e madhe e tankeve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, e ardhmja e luftës së nisur nga Vladimir Putin mbetet e pamundur të parashikohet.
Mobilizimi i tankeve dhe artilerisë në shkallë të gjerë në terrenin e sheshtë të hapur të Ukrainës Lindore mund ta favorizojë Moskën, dhe pesha e madhe e makinerisë ushtarake ruse, mund t’i sjellë përfitime territoriale.
Por janë të mundshme edhe rezultate të tjera. Guximi i ukrainasve, aftësia e tyre e madhe taktike në terren, dhe qasja tek armët dhe pajisjet perëndimore mund të prodhojnë një varg tjetër pengesash poshtëruese për Rusinë.
Skenari më i keq për Putinin, do të ishte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte me një disfatë ushtarake gjithëpërfshirëse, me rënien e enklavave pro-ruse në Donbas dhe Moldavi, si dhe me integrimin e Ukrainës në Perëndim.
Një humbje e tillë do të ishte më shumë sesa një poshtërim personal, për karrierën e tij si politikan. Ajo do t’i shkaktonte gjithashtu një tronditje të madhe psikologjike dhe strategjike për pozitën dhe vetë-imazhin e Rusisë. Do të ndryshonte rrjedhën e historisë ruse.
Rusia nuk do të ishte ish-perandoria e parë që do të përballej me një moment të llogaridhënies para historisë.
Kjo do ta detyrojë Rusinë t’i nënshtrohet një lloj auto-reflektimit të thellë, ashtu si ish-perandoritë e tjera. Pasojat do të jenë shumë të mëdha.
Humbja në Ukrainë do ta minonte në themele besimin tek këto ide, duke e zhytur Rusinë në një krizë identiteti me pasoja politike të paparashikueshme.
Pa Ukrainën, ëndrra që Rusia të mundet të rifitojë statusin e Bashkimit Sovjetik si një superfuqi do të pësojë një fund të hidhur. Më keq akoma: ndoshta nga këndvështrimi i teoricienëve “euroaziatikë” dhe nacionalistëve radikalë rusë, të cilët i japin një lloj mbulese legjitimiteti regjimit të Putinit, një fitore e Ukrainës ortodokse, sllave dhe demokratike mbi Rusinë despotike, nuk do të sfidonte vetëm legjitimitetin personal të Vladimir Putin.
Gjithsesi duhet pasur kujdes. Putin dhe ata përreth tij e dinë se në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për një rregullim të kufijve. Ata po luftojnë për botën e tyre, ndaj për ta mund të jetë psikologjikisht e pamundur ta pranojnë humbjen, derisa çdo masë, sado e pamëshirshme, apo çdo armë, sado e urryer, të jetë përdorur në maksimum. Për Vladimir Putinin dhe njerëzit përreth tij, rreziqet në Ukrainë janë pafundësisht të mëdha.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukrainë#Rusia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/L0cWQCPkQG8/maxresdefault.jpg)