Një grabitje masive floriri në vlerë 15 milionë euro është kryer në kanada dhe sipas hetuesve, vepra është kryer në stilin e guximshëm të Ocean’s 11 në të cilin hajdutët u larguan me një konteiner plot me lingota. Policët kanadezë kanë mbetur të shokuar ndërsa po përpiqen të rigjejnë metalin e cmuar që u vodh nga aeroporti më i frekuentuar i vendit të hënën. Vjedhja në stil hollivudi mund të hyjë tani në histori si një nga më të mëdhatë e të guximshmet që ka ndodhur ndonjëherë në shtetin e Ontarios. Fillimisht burimet thanë se sasia e arit të vjedhur ishte 1632 kilogramë, që do të kishte një vlerë mbi 100 milionë euro. Sidoqoftë, autoritetet lokale besojnë se grabitësit mund të kenë marrë tani flori me vlerë rreth 15 milionë euro. Grabitja spektakolare në aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos, ka mbërthyer tani vëmendjen e të gjithë vendit ndërsa hetuesit janë në garë me kohën para se gjithcka të zhduket pa asnjë gjurmë. Sipas hetuesve, avioni që mbante floririn mbërriti në aeroport mbrëmjen e 17 prillit. Ari më pas u dërgua në një magazinë të sigurt brenda aeroportit ndërsa po procesohej për tu ndarë në tregjet përreth botës. Por grabitësit ia dolën të zbulonin konteinerin shumë të cmuar duke shtënë në dorë edhe sasinë e madhe të arit. Ata mendohet se janë larguar nga vendngjarja duke vendosur konteinerin mbi një kamion. Policia tani po kërkon me dëshpërim autorët dhe ideatorët e kësaj vjedhjeje të jashtëzakonshme. Asnjë arrestim nuk është bërë ende dhe zyrtarët nuk kanë publikuar informacione mbi të dyshuarit e mundshëm.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Grabitje#Kanada
![](https://i.ytimg.com/vi/L5nl49Xq-Pg/maxresdefault.jpg)