Sylvio Mendes Campos Júnior apo thjesht Silvinjo, trajneri i ri kuqezi në këtë intervistë të parë për mediat shqiptare, tregon për Top Channel gjithçka rreth kësaj aventure të re për ne dhe për të, në krye të pankinës Kuqezi.
Sylvinho, trajner i Kombëtares Shqiptare: Është një grup njerëzish e menaxherësh në botën e futbollit që kanë njohjet e tyre edhe këtu, më morën në telefon më thanë presidenti i federatës shqiptare të futbollit dëshiron të të takoj për një drekë në Milano. Unë jetoj në Porto në Portugali, mora avionin shkova atje. Dreka shkoi shumë mirë presidenti më tha projektet e federatës për kombëtaren dhe unë të mijat. Më pak u ktheva në Portugali dhe pas rreth 10 ditësh më mori menaxheri e më tha Silvio, presidenti ju zgjodhi juve, bëhu gati të të fillojmë të punojmë me federatën shqiptare të futbollit.
Njihnit njeri më parë nga Shqipëria?
Sylvinho: Në vitin 2014 kam njohur Rei Manajn tek Interi, Mancini e donte shumë dhe mua më përqente, ishte një lojtarë mjaft interesant. Sigurisht që më pas u interesova më tepër lexova për këtë vend për Tiranën , nga aty vendosa të jetoj këtu. Sigurisht që kam një punë monitorimi dhe do të udhëtoj për të parë lojtarët, por puna fillon nga këtu. Kombëtarja është ndryshe, ti përfaqëson një vend, prandaj duhet ta jetosh këtë gjë, unë kam patur edhe një eksperiencë me kombëtaren braziliane dhe e kam kuptuar që të përfaqësosh një komb duhet kuptosh atë.
Trajneri i ri i kombëtares d ta fillojë me ndeshjen Partizani-Vllaznia ditën e premte prezantimin me futbollin shqiptarë, ndërkohë që është i vetëdijshëm që pjesa më e madhe e lojtarëve të kombëtares jetojnë dhe aktivizohen jashtë Shqipërisë.
Sylvinho: Kështu ndodh edhe me brazilianët, argjentinasit, lojtarët luajnë kudo në për botë dhe duke luajtur në vende të ndryshme mësojnë shumë. Kur shkova tek Arsenali si lojtari i parë brazilian që luante me atë skuadër, brenda 6 muajëve mësova shumë. Si të mbroja, si të bëja këtë apo atë, në këtë formë rritesh nga ana profesionale dhe nga këndvështrimi im kaq shumë lojtarë jashtë është një avantazh.
Cili është mendimi juaj për futbollin dhe cfarë keni ndërmend të bëni me Shqipërinë?
Sylvinho: Futbolli është përmirësuar, ka ndryshuar taktika, kanë ndryshuar rregullat, kanë ndryshuar shumë gjëra, por është dicka që i ka rezistuar viteve në futboll, zemra dhe shpirti, kjo na duhet. Ky është një sport kompleks, por njerëzit futen në fushë dhe njerëzit vijnë për të parë të japësh shpirtin. Ne përfaqësojmë një komb, ne përfaqësojmë njerëz. Lojtarët duhet ta kuptojnë shumë shpejt që në fushë nuk tallet dot askush, aty duhet të japësh gjithçka.
Cilët ishin personat që ju përgëzuan të parët për këtë eksperiencë të re?
Sylvinho: Mund të them që kam biseduar me dy trajner, që i vlerësoj shumë, më shkroi Tite kur firmosa kontratën dhe fola me të, gjithashtu më shkroi edhe Roberto Mancini, me të cilin kam punuar tek Interi. Një trajner shumë i mirë më uroi e më tha “Të shkoftë mbarë Silvio ec përpara…” dhe shkëmbeva disa mesazhe me ta.
Përpara shqipërisë ke patur dy eksperienca që zgjatën pak si trajner i parë me Lionin dhe Corinthiasin.
Sylvinho: Kanë qenë dy situata të ndryshme, tek Lioni pata shumë pak kohë, 11 ndeshje më duket, dy muaj. Tek Corinthias bëm të gjithë sezonin u renditëm në vendin e pestë edhe pse klubi në ato momente kishte shumë vështirësi. Unë jam një trajner që kam marrë licensën në Itali, kam patur mundësi të luaj në Spanjë, tek Barcelona Celta Vigo, po ashtu tek Arsenali dhe Manchester City. Dhe kur më pyesin ti je një trajner brazilian, italian apo europian, i them thjeshtë, unë jam trajner ndërkombëtar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Sylvinho#Kombëtarja#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/L8vysy-emKY/maxresdefault.jpg)