Me ndalimin që talebanët i bënë kultivimit të opiumit në Afganistan, prodhimi i tij ka pësuar rënie të ndjeshme, por kjo ka sjellë dhe një pasojë të papritur: Shfaqjen e alternativave ndaj heroinës së prodhuar prej opiumit, të cilat për ekspertët e OKB-së, janë mjaft të rrezikshme.
Kombet e Bashkuara vërejnë se konsumi i drogave dhe substancave ilegale është në rritje në mbarë botën. Zyra e OKB-së për drogat dhe luftimin e kriminalitetit ë Vjenë në raportin vjetor për drogat në botë paralajmëron veçanërisht nga rreziku i heroinës sintetike nitazen, që përdoret si alternativë. Ky produkt i ri alternativë i opiumit është i rrezikshm dhe ka shkaktuar ndërkohë mjaft vdekje në vendet europiane.
Si rrjedhojë vitin e kaluar në mbarë botën prodhimi i opiumit ra rreth 70 përqind në më pak se 2000 ton. Nëqoftëse konsumatorët në kushtet e mungesave në treg do të furnizohen gjithnjë e më shumë me preparatet alternativë ato mund të fillojnë të përdorin drogat zëvendësuese sintetike si Nitazen ose Fentanyl. Këto lëndë kanë një efekt më të fortë se heroina dhe përbëjnë një rrezik të lartë për mbidoza vdekjeprurëse, thuhet në raport. Produktet alternative janë gjetur në SHBA, Kanada, Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe. Sipas raportit në mbarë botën 292 milion njerëz marrin drogë, shifër kjo 20 përqind më e lartë se përpara 10 vjetësh.
SOURCE: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Afganistan#OKB#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/LC8Z_6m4SNg/maxresdefault.jpg)