“A është e mundur të bëni pushime jashtë vendit për vetëm 100 paund në total? Po, mundeni”. Kështu e hap prestigjiozja “Daily Mail” artikullin kushtuar Tiranës, që e cilëson si qytetin më të nënvlerësuar në Europë.
Blogerja Chelsea Dickenson, 34 vjeç, sfidoi veten me qëllimin për të bërë pushime jashtë vendit për një total prej vetëm 100 £, përfshirë transportin, akomodimin, pijet, ushqimin dhe aktivitetet e tjera.
Kërkova një destinacion ku kjo sfidë mund të funksiononte. Pasi pashë fluturime për në Tiranë për 9.99 £ në çdo drejtim, e dija që aty mund të gjeja një vend të përballueshëm për të qëndruar. Shqipëria ka filluar të shfaqet në të gjithë artikujve, programet televizive dhe në mediat sociale në vitet e fundit. E rezervova me idenë se gjeta një qytet të përballueshëm, por duke mos ditur shumë më tepër!”, tha ajo për MailOnline.
Në ditën e parë, ajo mori autobusin nga aeroporti për në qendër për 2 paund e gjysmë, pagoi një hostel për dy net qëndrimi dhe më pas konsumoi drekën me skepasti me patate dhe pije freskuese për 5 paund. “Ushqimi ka shije mesdhetare, i ngjashëm me Greqinë veriore apo Korfuzin. Ka shumë opsione, mund të gjen lehtësisht verë ose birrë për 2 paund”, tha 34-vjeçarja, që ndau të gjithë eksperiencën në rrjetet sociale.
Në ditën e dytë, Chelsea shijoi byrekun tradicional në një nga furrat e kryeqytetit, ndërsa për drekë konsumoi fërgesë me birrë për 7.3 paund, ndërsa vuri në dukje se buka dhe uji ishte pa pagesë.
Paratë i mjaftuan që në ditën e tretë dhe të fundit të merrte autobusin për aeroport dhe të fluturonte me një biletë vetëm 10 euro. Blogerja tregoi për ndjekësit se do të kthehet sërish në Tiranë, ndërsa kritika e vetme lidhet me oraret e çrregullta të autobusëve dhe urbanëve.
“Vendasit janë shumë miqësorë dhe njohës të anglishtes. Arrita të bëja një udhëtim tejet argëtues, pa e tejkaluar buxhetin. Tiranën mund ta shëtisës në këmbë, ndaj s’mu desh të merrja taksi. Është qyteti më i nënvlerësuar ku ka qenë, por shumë i bukur”, tregoi ajo.
Source: Instagram @Cheapholidayexp
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#DailyMail#Tirana#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/LDyZlxld0lg/maxresdefault.jpg)