[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Rezultatet e vizitës së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias ishin një gjë dhe diçka tjetër ishin simbolikat e përdorura nga ana e palës shqiptare, e cila duket se kishte marrë masat për të tërhequr vëmendjen. Edi Rama i njohur tashmë për stilin e tij dhe eksperimentimet me veshjen, këtë herë kishte guxuar pak më shumë. Për kollare, kishte dizenjuar flamurin kombëtar. Flamur mbi të cilin qëndronte edhe një yll i kuq me konture të verdha. Një simbolik ndoshta për ti kujtuar ministrit Dendias kohën e luftës së ftohtë dhe kohën e vendosjes së ligjit të luftës. Por Rama nuk ishte i vetmi që përdori simbolikat Më herë ministri në detyrë Gent Cakaj gjatë takimit me Dendias, mbante të veshur një maskë, mbi të cilën ishin të shënuara gërmat R dhe K. Maskë kjo e cila i ishte dhuruar atij nga Robin Krasniqi, kampioni i botës në boks.Por ndoshta ministri i jashtëm grek, nuk e njeh Robin Krasniqin dhe mund ta ketë deshifruar atë simbolikë, shumë thjesht: Republika e Kosovës.
![](https://i.ytimg.com/vi/LEwtiFD_7Is/maxresdefault.jpg)