Menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme që nxorrën në pah një fuqizim të ndjeshëm të ekstremit të djathtë në Francë, prokuroria atje njoftoi nisjen e një hetimi lidhur me financimin e fushatës elektorale të Bashkimit Kombëtar të Marine le Penit ne vitin 2022.
Hetimi i fokusuar tek Le Peni do të hedhë dritë mbi dyshimet për financime të paligjshme dy vjet më parë, kur populistja e djathtë u mund nga presidenti aktual Emmanuel Macron në raundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale. Në lupën e prokurorisë janë pretendimet për shpërdorim fondesh, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Ndër të tjera po hetohet edhe për një kredi të marrë gjatë fushatës zgjedhore.
Shkak për hetimin e nisur në fillim të korrikut u bë një raport i Komisionit për Llogaritë Bankare për Fushatën, ku analizohen llogaritë e të gjithë kandidatëve. Në garën e saj të tretë për postin e kreut të shtetit Le Pen kishte investuar rreth 11.5 milionë euro, duke kapërcyer tavanin e kostove të parashikuara nga ligji. Në Francë kostot për fushatën kufizohen me ligj dhe nëse fondet përdoren në mënyrë të ligjshme, shpenzimet e bëra rimbursohen proporcionalisht nga shteti.
Komisioni përgjegjës për fushatën elektorale kishte kritikuar se Le Pen kishte shpenzuar rreth 300,000 euro për reklama nëpër autobusë. Po ashtu pas fushatës zgjedhore të vitit 2017u tha se ajo kishte pranuar në formë huaje rreth 870 mijë euro. Le Pen, q ëi mohon akuzat, dhe më shumë se 20 të pandehur të tjerë do të përgjigjen së shpejti në gjykatë për dyshimet për përvetësimin e fondeve të BE-së. Gjyqi është planifikuar të fillojë në fund të shtatorit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#MarineLePen#France#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/LMkXva9aYvU/maxresdefault.jpg)