Lajme Arkiva - TV Klan 2003
Ilir Meta jep dorëheqjen edhe nga kryesia e Partisë Socialiste. Ai e ka formalizuar këtë akt me një letër drejtuar kryetarit të partisë dhe sekretarëve. Letra e cila është dorëzuar në selinë e partisë, shpjegon dhe arsyet e këtij largimi. Me këtë akt, Meta kërkon të shpreh distancimin nga kryesia, të cilën ai e konsideron aktualisht si burimin e krizave të mazhorancës.
Në një deklaratë ku sqarohet vendimi ekstrem i një prej drejtuesve kryesor të PS, kritikohet qëndrimi dhe aplikimi i standardeve të dyfishta të kryesisë ndaj fenomeneve të fundit. Morali, sipas të cilit, problemet duhet të ngrijnë, apo rezolutat që synojnë një unitet fals, për hir të mos humbjes së pushtetit, e kanë kompromentuar sipas Metës, kryesinë e partisë.
“Kjo filozofi ka dëmtuar rëndë qeverisjen e vendit. Ka lejuar shkeljen e vendimeve të KPD dhe të forumeve të tjera të PS. Ka lejuar rrënimin e vlerave tona më të mira, duke u bërë peng i shantazhit të Fatos Nanos, se nëse nuk bëhet çdo gjë siç dëshiron ai, për të uzurpuar gjithçka në shtet dhe në parti, do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Kryesia e PS këtë rrënim vlerash e ka fshehur dhe vazhdon ta fsheh, pasi gjoja stabilitetit të vendit dhe solidaritetit socialist”, ka thënë Meta.
Duke u distancuar nga kryesia aktuale, ish-zv/kryeministri do të vazhdojë të ushtrojë funksionet e tij si anëtar i KPD-së dhe deputet i PS. Ky zhvillim i ri e komplikon edhe më tej krizën në parti dhe veç zëvendësimeve në qeveri kryesia dhe grupi parlamentar duhet të shqyrtojnë edhe dorëheqjen e dytë të Ilir Metës./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!