Norvegjia do të dislokojë ushtrinë për të mbrojtur infrastrukturën e saj të naftës dhe gazit kundër ndonjë akti të mundshëm sabotazhi, pasi disa vende thanë se nga dy gazsjellës rusë për në evropë, ka rrjedhje gazi në Baltik dhe dyshohet se ata janë sulmuar. Rrjedhjet e gazit si rezultat i një sabotazhi të dyshuar u zbuluan në gazsjellësit Nord Stream, të martën, dhe menjëherë i zhytën tregjet e energjisë në kaos dhe rritën shqetësimet e sigurisë.
Norvegjia është tani furnizuesja më e madhe me gaz në evropë dhe një furnizuese e rëndësishme me naftë po ahstu. Ajo ka më shumë se 90 platforma nafte dhe gazi në det, pjesa më e madhe e të cilave janë të lidhura me një rrjet tubacionesh gazi që shtrihen për rreth 9 mijë kilometra.
“Ushtria do të jetë e pranishme në instalacionet norvegjeze të naftës dhe gazit”, tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për shtyp. Një sulm i mundshëm sidoqoftë – shtoi ai – do të menaxhohet në bashkëpunim me aleatët. Norvegjia është një vend anëtar i NATO-s. Në det, marina do të dislokohet të mbrojë infrastrukturën atje ndërsa në tokë, do të rritet prania e policisë rreth saj. NATO dhe Bashkimi Evropian ndërkohë kanë vendosur theksin tek nevoja e mbrojtjes së infrastrukturës kritike dhe kanë paralajmëruar një reagim të fortë dhe unik në rast se do të kishte më shumë sulme.
Top News - Meloni i shpall luftë Sorosit / ’Kemi gati ligjin, jo financime OJQ-sh në Itali’
Kryetarja e Fratelli D’Italia, Giorgia Meloni, që pritet edhe të jetë kryeministrja e re e vendit, ka reaguar ashpër ndaj komenteve të manjatit amerikan George Soros. Ky i fundit ka shprehur keqardhjen për faktin që italianët votuan për koalicionin e qendrës së djathtë dhe për kryeministren Meloni. Ndër vite, marrëdhëniet e Sorosit me Melonin kanë qenë të acaruara dhe janë shoqëruar madje edhe nga replika në distancë. Së fundmi, Meloni reagoi përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, duke e quajtur Sorosin një spekulant që syno0n të dobësojë sovranitetin e vendeve ku ai operon, përmes politikave që ai promovon.
Ajo paralajmëroi se qeveria e re italiane, e udhëhequr nga partia e saj, do të miratojë një ligj anti-soros për të mbrojtur vendin, duke ndaluar financimet e fondacionit të tij në OJQ-të në Itali.
“Në Itali, ka ende njerëz që e ftojnë George Sorosin të flasë në publik. Dhe ato, e quajnë atë Filantropist. Por, ne po flasim për një spekulator, që në 1992 na kushtoi të gjithë neve disa miliarda lira ndërkohë që vetë u pasurua. Dhe cfarë do të na mësojë ai ne? George Soros tani thotë se është i shqetësuar se si italianët votuan dhe ne shpresojmë që ai të shqetësohet akoma më shumë në të ardhmen. Nëse qeveria e bën punën e saj, Vëllezërit e Italisë do të miratojnë një ligj që do të ndalojë njerëzit si ai të financojnë më shumë organizata jo qeveritare që mbështesin emigracionin e parregullt”, shkruan Meloni duke shtuar se qëllimi i tyre është të dobësojnë sovranitetin, shtetet dhe të ngrenë spekulatorët. Soros, ne shpresojmë me të vërtetë që ti të shqetësohesh sepse do të miratojmë ligjin anti-soros në parlament – thotë Meloni.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Norvegjia#Infrastruktura#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/LUykkaVfsDg/maxresdefault.jpg)