#oranews #lezhe #atentat
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.
Ora News bën me dije se është qëlluar me breshëri automatiku drejt një mjeti tip "Benz ML", i cili ishte në lëvizje.
Burime bëjnë me dije se shënjestra e atentatit ishin dy persona nga Miloti me mbiemër Preçi, të cilët ndodheshin brenda automjetit që u qëllua po megjithatë deri më tani nuk dihet identiteti i tyre dhe nuk ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia.
Mësohet se të dy kanë qenë në shënjestër të atentatit, por si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar. Si pasojë e të shtënave mjeti drejt të cilit është qëlluar ka dalë nga rruga.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/LXYyJkWR81Q/maxresdefault.jpg)