Një kamion i policisë transportoi paraditen e të martës autoblindën që u kap pas sulmit të terroristëve serbë në fshatin Banjskë të Zvecanit. Kamioni, sipas mediave kosovare, kaloi në udhëkryqin pranë fshatit Banjskë dhe u nis drejt Mitrovicës. Dyshohet se brenda autoblindës ka patur lloje të ndryshme armatimi.
Ndërkohë, sic raportonte më herët KosovaPress, policia e kosovës ka identifikuar edhe të martën një automjet të mbushur me armatime në zonën e manastirit të Banjskës.
Në banjskë të Zvecanit, të dielën, sulmues serbë u konfrontuan me policinë e Kosovës dhe si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën edhe dy policë të tjerë. Pas përfundimit të konfrontimit, policia sekuestroi një arsenal të madh armësh në Zvecan, pamjet e të cilave u publikuan një ditë më parë. Policia e kosovës thotë se operacioni nuk ka përfunduar ende në zonë dhe vazhdojnë kontrollet e mjeteve atje. Shumë automjete të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, janë duke qarkulluar në udhëkryqin e Bajnskës, disa prej të cilëve po kthehen në drejtim të manastirit, ndërsa të tjerë qarkullojnë në drejtim të kufirit të Jarinjës. Sipas Kosovapress, vihet re një numër më i madh forcash policie se sa një ditë më parë edhe përgjatë rrugës kryesore që lidh Zvecanin, Leposavicin dhe Jarinjën. Po ashtu një helikopter i KFOR patrullon nga ajri.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Banjska#Autoblindat
![](https://i.ytimg.com/vi/Lb2IQfQZ1Ho/maxresdefault.jpg)