[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës së saj në SHBA ka finalizuar marrëveshen dypalëshe mes Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për marrjen e disa helikopterëve të tipit “Black Hawk”.Në fjalën e saj Xhaçka, e vlerësoi këtë si një ndihmë të jashtëzakonshme që i jepet Shqipërisë.“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona, por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”.Gjatë vizitës së saj zyrtare në Amerikë, ministrja ka vizituar Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale.Pritet që gjatë verës pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.
![](https://i.ytimg.com/vi/LbpTDW63wiI/maxresdefault.jpg)