#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët "me të zgjuar", gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format "i ngrohtë", i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm!
Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.
Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, ka rrëqethur të gjithë publikun me interpretimin e vargjeve të të madhit Naim Frashëri, poemën “Bagëti e Bujqësi” në studion e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Artistja e madhe, Xhepa ka thënë se është ngjitur për herë të parë në skenë me këtë poemë, me recitimin e së cilës na emocionoi të gjithëve.
Alketa Vejsiu: Shumë shkrimtarë dhe poetë kanë pasur nderin që ata që kanë shkruar, t'i kenë parë të interpretuara prej jush. Më sill diçka të bukur të lutem për këta fëmijë.
Margarita Xhepa: Unë ngjitur në skenë për herë të parë me poezi, atë të poetit të madh Naim Frashëri “Bagëti e Bujqësi” dhe tani e mbaj mend akoma:
O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.
Alketa Vejsiu: A ju ka dhënë Shqipëria ju atë që ju meritoni?
Margarita Xhepa: Besoj se po. Na ka nderuar, dekoruar me çmime të larta, faleminderit shumë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Follow on TikTok: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Ещё видео!