mijëra emigrantë, të cilët kanë jetuar në Gjermani prej vitesh pa leje afatagjatë për të qëndruar në vend, do të kenë të drejtë tani e tutje për qëndrim të përhershëm pasi qeveria miratoi të mërkurën një projekt-ligj të ri për migracionin.
Rregullorja e re, e miratuar nga Kabineti, do të prekë rreth 136,000 njerëz që kanë jetuar në Gjermani për të paktën pesë vjet deri më 1 janar 2022.
Ata që kualifikohen duhet të aplikojnë fillimisht për një status qëndrimi njëvjeçar dhe më pas të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Gjermani. Kushtet që duhen , janë se emigrantët duhet të vërtetojnë se fitojnë para të mjaftueshme për të bërë një jetë të pavarur në vend, të flasin gjermanisht dhe të dëshmojnë se janë "të integruar mirë" në shoqëri.
Ndërsa për të gjithë ata që janë nën moshën 27 vjeç tashmë mund të aplikojnë për një rrugë për qëndrim të përhershëm në Gjermani pasi kanë jetuar në vend për tre vjet.
"Ne duam që njerëzit që janë të integruar mirë të kenë mundësi të mira në vendin tonë," u tha gazetarëve Ministrja e Brendshme Nancy Faeser. “Në këtë mënyrë, ne gjithashtu i japim fund burokracisë dhe pasigurisë për njerëzit që tashmë janë bërë pjesë e shoqërisë sonë”.
Rregullorja e re e migracionit gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për azilkërkuesit të mësojnë gjermanisht - pasi deri më tani vetëm ata me një shans realist për të marrë azil në vend ishin të pranueshëm për klasat e gjuhës .
Për punëtorët e kualifikuar, si specialistë të teknologjisë së informacionit dhe të tjerë që mbajnë profesione që nevojiten dëshpërimisht në Gjermani, rregullorja e re do të lejojë që ata të mund të lëvizin menjëherë në Gjermani së bashku me familjet e tyre, gjë që nuk ishte e mundur më parë. Anëtarët e familjes nuk kanë nevojë të kenë ndonjë aftësi gjuhësore përpara se të transferohen në vend.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermania#TopChannelNews
Ещё видео!