Më 18 shtator, Instituti i Statistikave do të fillojë censin e 12-të të popullsisë dhe banesave, për të ofruar një panoramë të saktë mbi lëvizjet demografike dhe aspektet sociale-ekonomike në Shqipëri. Në konferencën hapëse të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca si dhe drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.
Pas paralajmërimit të organizatës OMONIA për mosnjohje të rezultatit të Censit me pretendime për shkelje të të drejtave të minoritetit grek, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk pranon leksione nga askush për çështjen e trajtimit të minoriteteve.
Sinkron Rama: “Jam shumë krenar për mënyrën sesi Shqipëria i ka integruar dhe sesi në Shqipëri trajtohen të gjitha minoritetet pa asnjë përjashtim dhe pa asnjë diskriminim dhe nëse ka probleme për dikë apo për disa në një komunitet etnik tjetër, janë probleme që janë njësoj në komunitetet me etni shqiptare. Nuk ka asgjë të ndryshme. Nuk ka një minoritar të vetëm që mund të ngrihet dhe të thotë unë kam një problem që lidhet me faktin që jam me një etni tjetër dhe këtë problem nuk e gjeni dot tek askush që është me kombësi shqiptare. Nuk ekziston. Prandaj ne e dimë shumë mirë që ka në çdo aspekt gjëra për t’u përmirësuar edhe për minoritetet, për jetën e tyre, për mirëqenien e tyre siç ka për të gjitha komunitetet me kombësi shqiptare, por jemi në një pozitë që mund ta themi me plot gojën leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush. Asnjë vend! Zero!”
Në fjalën e tij, Rama vlerësoi se tashmë INSTAT është çliruar tërësisht nga politika, dhe sipas tij, një tregues për këtë janë raportet e Bashkimit Europian që nuk e kritikojnë më Shqipërinë për statistika të pavërteta.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#OMONIA#Rama
Ещё видео!