7 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë. Mësohet se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku një prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Mes të aksidentuarve janë edhe dy fëmijë, 5 dhe 14 vjeç. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës dhe të gjithë, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër aksident ka ndodhur pak orë më vonë në Pogradec në afërsi të fshatit Udenisht. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku 5 persona kanë ngelur të plagosur, 3 prej tyre fëmijë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt kryeqytetit për mjekim për të specializuar. Paraprakisht dyshohet se për të dy aksidentet shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!